Lavdi Zymberi

Lavdi Zymberi

Punon si Koordinatore e fushës për projektin e financuar nga BE “Barazia dhe përfaqësimi gjinor përtej kufijve”. Ajo ka titullin Master i Administrimit Publik nga IIT Stuart School of Business në Çikago. Lavdia është bursiste e Programit të Lidershipit Tranformues – Bursat dhe Partneritetet.

Ajo filloi punën në vitin 2008 si përkthyese me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe më pas për projektet e financuara nga BE për përkrahje Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Finacave. Lavdia gjithashtu punoi me Korpusin e Paqes në Kosovë (Peace Corps Kosovo) si Lehtësuese gjuhësore dhe ndërkulturore për grupin e parë.

Gjatë studimeve në ShBA ajo u përfshi në Asociacionin e Qeverisë Studentore të Illinois Institute of Technology si senatore e kolegjit të saj dhe gjithashtu themeloi dhe shërbeu si Presidente e organizatës studentore Asociacioni për Administrim Publik në Illinois Tech. Ajo përfundoi tri praktika gjatë studimeve në ShBA: një praktikë kërkimore dhe marrëdhënie me publikun në Kurth Lampe Worldwide, një praktikë menaxhimi në Village of Niles dhe një praktikë kërkimore në Illinois Tech Center for Applied Public Management.

Si rezultat i arritjeve akademike dhe angazhimeve tjera Shoqëria Amerikane për Administrim Publik (American Society for Public Administration) Dega në Çikago i ndau çmimin 2016 Dean F. Eitel Graduate Student Award.