Dafina Prekazi

Dafina Prekazi

Dafina Prekazi punon si Menaxhere e Programit në Qendrën Kosovare të Studimeve Gjinore.

Dafina ka përfunduar studimet për Menaxhim dhe Administrim Publik në Universitetin Amerikan në Kosovë (Rochester Institute of Technology). Ajo ka përfunduar gjithashtu programin e Zhvillimit Politik dhe Ekonomik të financuar nga Fondi për Studime Amerikane dhe Universiteti Georgetown. Ajo ka menaxhuar më parë projekte si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik dhe ka përvojë në hulumtime si dhe në integrimin gjinor në sektorë të ndryshëm duke përfshirë politikën, mjedisin, politikat sociale dhe proceset e integrimit në BE.

Dafina ka qenë gjithmonë e interesuar për avancimin e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore. Ajo është veçanërisht e interesuar dhe entuziaste rreth temave që përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit si dhe gjithëpërfshrijen e barazisë gjinore në të gjitha sferat sociale.