Dafina Prekazi

Dafina Prekazi

Dafina Prekazi punon si koordinatore e Projektit në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Ajo është e angazhuar në menaxhimin e projektit të është Koordinatore e Projektit të financuar nga BE, “Gratë e Reja të Angazhuara në Parti Politike dhe në Procese Politike”. Target kryesor i këtij projekti janë gratë e reja votuese dhe burrat e rinj.

Marrë parasysh faktin që rreth 50% e popullësisë në Kosovë janë nën moshën 30, ndikimi që synohet të

arrihet përmes këtij projekti është shumë i rëndësishëm.Dafina ka përfunduar studimet në Menaxhment dhe Administrim Publik në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ajo gjithashtu ka përfunduar programin për Zhvillimin e Politikës dhe Ekonomisë financuar nga Fondi për Studimet Amerikane si dhe Georgetown University. Më parë Dafina është angazhuar në menaxhimin e projekteve në sektorin privat dhe publik si dhe ka marrë pjesë në hulumtime të tregut për kompani dhe ndërmarrje ndërkombëtare.

Gjatë studimeve përveç angazhimit akademik, Dafina ka qenë e përfshirë edhe në shumë projekte në shërbim të komunitetit si pjesëtare e Klubit të Bamirësisë AUK dhe Presidente e Rotaract të Kosovës. Ajo është specifikisht e interesuar dhe entuziaste rreth temave dhe projekteve që përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit si dhe gjithëpërfshrijen e barazisë gjinore në të gjitha sferat sociale.