Zbatimi i angazhimeve institucionale për përmirësimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara



Më 6 Mars, 2018, në konferencën "Zbatimi i angazhimeve institucionale për përmirësimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara",Luljeta Demolli​ ishte pjesë e panelit “Roli i shoqërisë civile në fuqizimin e grupeve të margjinalizuara". Znj.Demolli diskutoi rreth sfidave të raportimit të ngacmimit seksual në vendin e punës dhe praktikat më të mira të parandalimit.

Konferenca ishte pjesë e Programit Angazhimi për Barazi – E4E, financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar - USAID, zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC duke synuar angazhimin e palëve kyçe të interesit që merren me grupet sociale të margjinalizuara në Kosovë në identifikimin e pabarazive sociale dhe ekonomike si dhe avokimin përmes rezultateve të dala nga organizatat e shoqërisë civile drejtuar institucioneve përkatëse.