QKSGJ pjesëmarrëse në Trajnimin Rajonal për Mbrojtësit/et e të Drejtave të Njeriut



Më 23 dhe 24 Maj, mbrojtës të të drejtave të njeriut nga rajoni, duke përfshirë edhe Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, u mblodhën në Tiranë, në një seminar dyditor, të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë.

Takimi synoi të rrisë aftësitë e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në rajon dhe të promovojë një mjedis të sigurt për punën e tyre.