Nga 27 deri më 29 Mars, QKSGJ mori pjesë në punëtorinë e Rrjetit të Grave të Kosovës për rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në trajtimin e dhunës ndaj grave.
Punëtoria mblodhi përfaqësuese nga shoqëria civile për të diskutuar rreth rolit të Avokatit të Popullit dhe mekanizmave referues të Institucioneve shtetërore në trajtimin e dhunës ndaj grave.