Konferenca "Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore"



Më 21 Dhjetor 2018, Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizoi konferencën “Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore".

Fjala hyrëse u bë nga Luljeta Demolli,Drejtoreshë Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Ndërsa, folësit kryesor në panel do të jenë: Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor; Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencionit për Barazi Gjinore; Yll Buleshkaj, Zëvendës Drejtor, Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore(IFES) dhe Besa Luzha, Koordinatore e Programit, Friedrich-Ebert-Stiftung, Zyra në Prishtinë.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Gratë e reja të përfshira në parti dhe procese politike” menaxhuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Friedrich Ebert Stiftung, Zyra në Prishtinë.