Ditët e Hapura Globale të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë 2018



Luljeta Demolli, Drejtore e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ishte njëra nga panelistet në panelin "Trajtimi i pengesave strukturale të pjesëmarrjes së grave në politikë". Znj. Demolli tha se Barazia gjinore është një parakusht i rëndësishëm për realizimin e plotë të të drejtave të njeriut. "Ligji për Barazi Gjinore parasheh që të paktën 50% e punëve në sektorin publik në të gjitha nivelet t’i kryejnë gratë, mirëpo përqindjet e rezervuara për gratë respektohen vetëm në nivelet e ulëta ku ndikimi, përgjegjësia dhe pagesa janë të vogla, ndërsa dominohen nga burrat në nivelet më të larta të qeverisjes."- tha ajo. Ajo gjithashtu tha se mospërputhja në mes të pjesëmarrjes së grave në listat zgjedhore (30%) dhe përfaqësimi në strukturat partiake, tregon se ka një nevojë për të përpiluar politika afirmative të cilat do të garantojnë përfshirjen më të madhe të grave në organet drejtuese partiake. Znj. Demolli gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë që të inkurajoj kompanitë publike për të rritur përfaqësimin e grave në bordet e tyre.

Ju lutem gjeni të bashkëngjitur më poshtë linkun e një videoje të shkurtër që mbulon shumicën e çështjeve dhe rekomandimeve lidhur me pjesëmarrjen efektive të grave në politikë.

Video:

Facebook: https://www.facebook.com/UNMIK/videos/10156072679812798/
YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=wkc4qA2AO5g

Raporti final poashtu mund ta gjeni në linkun më poshtë:

https://unmik.unmissions.org/sites/default/files/global_open_day_2018_final_report_alb.pdf