Ngacmimi seksual në vendin e punës në Kosovë


Qendra Kosovare për Studime Gjinore, me datën 4 Dhjetor 2018 realizoi panelin e diskutimit "Ngacmimi seksual në vendin e punës në Kosovë".

Të ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë çështje ishin: Gresa Rrahmani, Rrjeti i Grave te Kosoves; Jeta Berisha, Artpolis; Zana Idrizi, Girls Coding Kosova. Diskutimi u moderua nga Lavdi Zymberi, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).

Ky aktivitet organizohet në kuadër të 16 ditëve aktivizëm “Të mos e lëmë askënd prapa: Ndal dhunën ndaj grave dhe vajzave” mbështetur nga Kvinna till Kvinna dhe financuar nga SIDA.