Fushata zgjedhore nga aspekti gjinor


Qendra Kosovare për Studime Gjinore më 12 Tetor 2017 realizoi panelin e diskutimit "Fushata zgjedhore nga aspekti gjinor".

Të ftuar për të diskutuar në lidhje me këtë çështje ishin: Jeta Krasniqi, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI); Artan Mustafa, Kërkues në fushën e politikës së shtetit të mirëqenies, Roberta Osmani, Demokraci Plus (D+). Diskutimi u moderua nga Gentiana Gola, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).

Ky aktivitet u mbështet nga Kvinna till Kvinna dhe u financua nga SIDA.